Teknologjia text to speech, çfarë është dhe si mund të përdoret?

Text to speech ose teksti në të folur (TTS) është një lloj teknologjie ndihmëse që lexon me zë të lartë tekstin dixhital.

Text to speech albanian text to speech reader
Figura: Robot i zgjuar

Përmbajtja

  • Shpjegimi teknologjisë
  • Si funksionon?
  • Si mund ta ndihmojë fëmijën tuaj?
  • Aplikimet e ndryshme në Industri
  • Përdorimi i Zëri.app

Text to speech ose teksti në të folur (TTS) është një lloj teknologjie ndihmëse që lexon me zë të lartë tekstin dixhital. Me një klik të një butoni TTS mund të marrë fjalë në një kompjuter ose pajisje tjetër dixhitale dhe t'i shndërrojë ato në audio. Text to speech është shumë e dobishme për fëmijët që kanë probleme me leximin.
Gjithashtu mund të ndihmojë fëmijët me shkrimin, redaktimin dhe madje edhe përqëndrimin gjatë detyrave shkollore.

Ajo mund të quhet ndryshe dhe Sinteza e të folurit e cila nënkupton prodhimin artificial të fjalëve njerëzore. Një sistem kompjuterik i përdorur për këtë qëllim quhet sintetizues i të folurit, dhe mund të zbatohet në programe kompjuterike ose produkte hardware.

Fjalimi i sintetizuar mund të krijohet duke bashkuar pjesët e fjalëve të regjistruara që janë të ruajtura në një bazë të dhënash.

Cilësia e një sintetizuesi të të folurit gjykohet nga ngjashmëria e tij me zërin natyral të njeriut dhe nga aftësia e tij për tu kuptuar qartë. Një program i tillë u lejon personave me dëmtime të shikimit ose aftësi të kufizuara në lexim të dëgjojnë fjalët e shkruara në artikuj zanor nëpërmjet telefonit ose kompjuterit.

Si funksionon text to speech Albanian ose kthimi tekstit në të folur në gjuhën shqipe?

TTS punon me pothuajse çdo pajisje dixhitale personale, përfshirë kompjutera, smartphone dhe tablet. Të gjitha llojet e skedarëve të tekstit mund të lexohen me zë të lartë, përfshirë dokumentet Word ose Pdf. Edhe faqet web në internet mund të lexohen me zë të lartë.

Zëri në TTS është i krijuar nga kompjuteri, dhe shpejtësia e leximit zakonisht mund të shpejtohet ose ngadalësohet. Cilësia e zërit ndryshon, por disa zëra tingëllojnë njerëzorë. Madje ka zëra të krijuara nga kompjuteri që tingëllojnë si fëmijët që flasin. Shumë mjete TTS nënvizojnë fjalët ndërsa lexohen me zë të lartë. Kjo i lejon fëmijët të shohin tekstin dhe ta dëgjojnë atë në të njëjtën kohë.

Si teksti në të folur ose teknologjia text to speech reader mund ta ndihmojë fëmijën tuaj?

Materialet e shtypura në klasë si librat dhe fletushkat mund të krijojnë pengesa për fëmijët me problem të leximit. Kjo sepse disa fëmijë luftojnë me deshifrimin dhe kuptimin e fjalëve të shtypura në faqe.

Përdorimi i tekstit dixhital ndihmon në heqjen e këtyre pengesave. Dhe duke qenë se TTS lejon që të shohin dhe dëgjojnë tekst në audio kur lexojnë, kjo krijon një përvojë leximi aktive. Studiuesit kanë zbuluar se kombinimi i shikimit dhe dëgjimit të tekstit kur lexoni:

  • Përmirëson njohjen e fjalëve
  • Rrit aftësinë për t'i kushtuar vëmendje dhe për të kujtuar informacionin gjatë leximit.
  • I lejon fëmijët të përqëndrohen në të kuptuarit e fjalive.
  • Rrit fuqinë e fëmijëve për të lexuar detyra.
  • Ndihmon fëmijët të njohin dhe rregullojnë gabimet në shkrimin e tyre.

Ashtu si librat audiobooks, TTS nuk do të ngadalësojë zhvillimin e aftësive të leximit të fëmijës tuaj.

Aplikimet e ndryshme të teknologjisë në Industri

Teknologjia TTS ka shumë aplikime në fusha të ndryshme si psh:

  • Platformat e-learning
  • Aeroporte
  • Prodhuesit e videove të cilët kanë nevojë për një zë narrator.
  • Mediat Online.
  • Turizmi Kulturor nëpërmjet guidave audio nëpër muze.

Zëri.app është shërbimi parë i këtij lloji në gjuhën shqipe i cili u mundëson të ktheni tekstin në audio shqip brenda disa sekondash. Në databazën tonë janë mbi 100.000 fjalë shqip që do t’ju ofrojnë kthimin e teksteve të ndryshme në audio artikuj zanor.

logo zeri app logo zeri app text to speech albanian
Logo: Zëri.app

Shërbimi jonë ofrohet falas për të gjithë përdoruesit që duan të kthejnë deri në 500 fjalë të shkruara në audio . Ju mund ta provoni shërbimin tonë text to speech duke klikuar linkun.