Çfarë është teknologjia TTS

Text to speech, shkurt TTS, është një formë e sintezës së fjalës që kthen tekstin në zë(audio). Sistemet TTS u zhvilluan së pari për të ndihmuar të verbërit duke ju ofruar një zë të folur të kompjuterizuar që do të "lexonte" tekstin për ta.

Kjo teknologji, në ditët e sotme përdoret gjerësisht, duke ju ardhur në ndihmë personave të verbër, studentëve, të moshuarve që kanë probleme me përqëndrimin etj. Gjithashtu mundëson që të dëgjojmë libra audio, lajmet, njoftime të ndryshmë. Çdo njëri prej nesh e ka përdorur të paktën një herë Siri-n ose Google Assistant në telefonat tonë. Ato shfrytëzojnë teknologjinë TTS për të na kthyer përgjigjje.


ZERI

ZERI është një shërbim online që synon të ofrojë zgjidhje të të folurit për software, web, aplikacione mobile etj.

Qëllimi ynë është të sjellim shërbimin më të mirë 'TTS'(text to speach) në gjuhën shqipe.

Me më shumë se 100.000 fjalë të regjistruara në gjuhën shqipe, të cilat mbulojnë mbi 80% të fjalëve më së shumti të përdorura gjerësisht, bën që ZERI të konvertojë tekstin lehtësisht në audio. Implementimi i ML dhe Artificial Intelligence, bën të mundur që të kontrollojmë intonacionin, të rrespektojmë shenjat e pikësimit, dhe është në gjendje që të mësoj dhe të përmirësohet gjatë gjithë kohës.


Reagime ose sugjerime për shërbimin

Për çdo sugjerim apo vërejtje, jeni të lutur të na shkruani. I mirëpresim me shumë kënaqësi pasi besojmë që në këtë mënyrë do të kemi një shërbim më të mirë.

zeriapp@gmail.com
logo zeri.app pdf audio reader Dëgjo audion powered by: zeri.app